NJU JORK - Në ditën e parë të vizitës së tij në Nju Jork, kryeministri i Kosovës u prit nga sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon. Pas takimit, Thaçi ka bërë të ditur se me sekretarin e OKB-së ka biseduar për proceset politike nëpër të cilat po kalon Kosova.
 
Zbatimi i marrëveshjes së arritur në Bruksel në mes të Prishtinës dhe Beogradit ka qenë tema kryesore e këtij takimi.
 
Si raporton RTK, Thaçi, i shoqëruar edhe nga ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, gjatë tërë javës do të ketë takime me udhëheqës të shteteve nga mbarë bota, të cilët do të marrin pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)