Thaçi mendon të zgjerojë Qeverinë
një ministri - komunitetit se

Thaçi mendon të zgjerojë Qeverinë<br />një ministri - komunitetit se
KOSOVE - Kryeministri Thaçi po shqyrton mundësinë e zgjerimit të qeverisë së tij edhe me një ministri. Sipas gazetës Zëri, ministria që po mendohet t’i shtohet 19 ministrive ekzistuese do të quhet Ministria e Shtetit, dhe ajo do t‘i besohet një përfaqësuesi të komunitetit serb.

Diskutimet e tilla i konfirmoi për gazetën edhe zëvendëskryeministri, Hajredin Kuçi, megjithëse theksoi se ai personalisht nuk është pro rritjes së numrit të ministrive.

“Personalisht, mendoj se Kosovës mjaftojnë ministritë ekzistuese, edhe pse për rrethanat e vendit ndoshta do të nevojitej edhe një dikaster i tillë në qeveri’, deklaroi Kuçi.

Kuçi mohoi e zgjerimi i qeveris po bëhet para zgjedhjeve nacionale, duke theksuar se ato mbahen pas një viti. Veç kësaj, sipas tij, partia më e madhe në vend, edhe pa këtë ministri do të udhëheq me vendin edhe për një mandat katërvjeçar.

Por ndryshe mendon anëtari i Komisionit parlamentar për Punë të Jashtme nga radhët e LDK’së, Skender Hyseni.

“Kam frikë se këto fizkultura po bëhen për t’i ngopur apetitet partnerëve të koalicionit qeverisës”, ngase kjo gjë përndryshe është e panevojshme, pohoi ai për gazetën.

Ngjashëm me të mendon edhe Avni Zogiani i lëvizjes joqeveritare Çohu.

“Në Kosovë nuk është rregullimi shtetëror amerikan. Këto ministri bëhen në shtete të mëdha, që kanë një nevojë të madhe për koordinim mes agjencive shtetërore, sidomos në politikën e jashtme”, shprehet ai, derisa thotë se nuk e kupton se cili do të ishte roli i Ministrisë së Shtetit në Kosovë.

“Ministritë në Kosovë janë bërë hajgare, pasi që të gjitha dikasteret qeveritare dhe agjencitë e tjera janë mbushur me militantë partiakë. Thjesht, shteti po përdoret si një mobilizues i votës”, mendon Zogiani.

Marrë nga Gazeta Ekspress
Redaksia online
ar.sh/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Erlind Sulo emërohet drejtori i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore

Erlind Sulo emërohet drejtori i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore