Thaçi në NATO: S’kemi aspiratë për
ndryshimin e kufijve me Shqipërinë

Thaçi në NATO: S’kemi aspiratë për<br />ndryshimin e kufijve me Shqipërinë
“Perspektiven e Kosovës nuk e shoh si të izoluar por në një rrafsh më të gjerë, Kosova është vend i pavarur, me perspektivë legjitime dhe e vetmja aspiratë është anëtarësimi sa me i shpejtë në NATO dhe Bashkim Evropian.

Se si do të jetë Kosova me vendet tjera në rajon, unë potencoj që me Shqipërinë kemi raporte të shkëlqyeshme dhe të gjithë i gëzohen këtyre raporteve, nuk kemi asnjë aspiratë për ndryshimin e kufive”,
kështu u shpreh presidenti i i Kosovës Hashim Thaçi gjatë pjesëmarrjes së tij në seminarin e 93 të Asamblesë Parlamentare të Natos.

Më tej, kreu i shtetit shprehu besimin se pas 10 viteve, Kosova do të jetë pjesë e NATO-s dhe nëse jo e anëtarësuar në Bashkimin Evropian, do të jetë afër integrimit në BE, si dhe me njohje të reja. Sipas tij, çdo vonesë të BE-s dhe NATO-s, do ta keqpërdorin të tjerët.

"Para 17 viteve Kosova dhe Serbia ishin vende në konflikt, popujt tanë ishin të armiqësuar. Tani kemi një pamje tjetër. Me Serbinë kemi filluar dialogun dhe si rezultat i kësaj kemi arritur që të shohim njëri-tjetrin si fqinj", u shpreh Thaçi.

"Falë bashkëpunimit sot marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë më nuk janë kërcënim për sigurinë në rajon. Përmirësimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë ka ndikuar edhe në marrëdhëniet me vendet e tjera", tha presidenti i Kosovës.

Redaksia online
(E.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri