Thaçi: Në rast të dështimit të
dialogut të gjithë do të humbim

Thaçi: Në rast të dështimit të <br />dialogut të gjithë do të humbim
Kryeministri Hashim Thaçi, njoftoi sot kabinetin qeveritar për takimin e fundit me kryeministrin serb në Bruksel. Procesin e dialogut kryeministri edhe njëherë e konsideroj të vështirë, por duke shpresuar se në fund do të arrihet marrëveshje. Në rast të dështimit, siç tha ai, të gjithë do të humbin dhe procesi gjashtë mujor i përpjekjeve për të arrit marrëveshje rezulton pa fitues.

Kryeministri Hashim Thaçi edhe një herë përsëriti se pozicioni i Kosovës është në pajtueshmëri me parimet dhe qëndrimet e prezantuara edhe nga BE-ja. Në mbledhjen e rregullt të qeverisë, kryeministri Thaçi tha se takimi i fundit ishte maratonik dhe jo i lehtë. Edhe ai shpreson se në ditët e ardhshme procesi do të rezultojë me marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, megjithatë potencoi se vendimet që do të merren nuk do të jenë të lehta.

“Vendimet që do të merren ditëve të ardhshme nuk do të jenë të lehta për asnjë lider dhe institucione. Por, dua të shpresoj se do të lëvizim drejtë një vendimmarrje që i hap perspektivë qytetarëve tanë pa dallim etnik, një vendimi që do të ndryshojë jetën e njerëzve për të mirë”, tha ai.

Sipas kryeministrit Thaçi, procesi i dialogut ka marrë mbështetje të plotë është na vendet e BE-së që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Mirëpo, ai tha se nëse marrëveshja dështon, atëherë të gjithë do të dëmtohen nga ai dështim.

“Është jashtëzakonisht me rëndësi që BE, 22 vende që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe 5 të tjera që janë në proces të njohjes, kanë qenë unik në qëndrimin e tyre për mbështetjen e plotë të normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Por, në rast të mosarritjes së marrëveshjes nuk do të ketë fitues, të gjithë do të humbim”, theksoi ai.

Ai edhe një herë përsëriti se asociacioni do të jetë në përputhshmëri me kushtetutën dhe ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës. Sistemi i drejtësisë do të jetë unik, Kosova do ta ketë një sistem policor dhe një zinxhirë komandues si dhe do të ndodhë shpërbërja e plotë e të gjitha strukturave ilegale të Serbisë.

Marre nga RTK
(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset