Thaçi – Daçiç, asnjë marrëveshje,
në 4 mars takohen sërish në Bruksel

Thaçi – Daçiç, asnjë marrëveshje,<br />në 4 mars takohen sërish në Bruksel
BRUKSEL - Përfundon pa marrëveshje, takimit dyditor ndërmjet kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

Në deklaratën e lëshuar nga përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, thuhet se të dy kryeministrat Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiç kanë zhvilluar diskutime të thella dhe do të rikthehen më 4 mars në Bruksel për takimin e tjetër të radhës".

Sipas burimeve nga Brukseli, takimi i dy kryeministrave ka kaluar në atmosferë të mirë dhe konstruktive, por, megjithatë, deklarata zyrtare për rrjedhën e tij nuk janë bërë publike.

Liderët e BE-së kanë shfaqur shpresën se Kosova dhe Serbia do të vazhdojnë të jenë konstruktive në dialog dhe rezultatet e këtij procesi do të jenë esenciale për përparimin e Prishtinës dhe të Beogradit në procesin e integrimit evropian.

Redaksia Online
(l.ç/ar.sh/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Bllokimi i aksit Thumanë-Kashar/ Morën pjesë në protestë, policia fillon shoqërimin e disa prej banorëve

Bllokimi i aksit Thumanë-Kashar/ Morën pjesë në protestë, policia fillon shoqërimin e disa prej banorëve