Kryeministri Hashim Thaçi ka komentuar në "Facebook' për ndeshjen e parë që do të luajë Kombëtarja e Kosovës me atë të Haitit.

“Lajmi u bë zyrtar! Kombëtarja e Kosovës do ta luan lojën e parë ndëkombtare kundër Haitit! Sapo investuam në rifreskim të infrastrukturës në Mitrovicë, le të jetë kjo një festë sportive. Fakti që luajmë me Haitin, vend i largët por shumë miqësor, flet zëshëm për fuqinë që ka futbolli për t’i bashkuar njerëzit”, shkruan Thaçi në Facebook.

Marrë nga "PrizrenPress"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)