Kryeministri Hashim Thaçi, ka udhëtuar për në Nju Jork, SHBA, në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që do të mbahet të martën, ku pritet të shqyrtohet raporti periodik për Kosovën i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon.
“Deri në çastin e fundit është paraparë që në New York të udhëtojë ministri Hoxhaj, por për shkak se Serbia po përfaqësohet në këtë mbledhje nga kryeministri i saj, atëherë edhe Kosova ka vendosur që të ketë të njëjtin nivel përfaqësimi”, ka thënë këshilltari i kryeministrit Thaçi, Bekim Çollaku për Zeri.
Raporti i Sekretarit Ban, sipas mediave në Kosovë do tu bëjë thirrje Prishtinës dhe Beogradit të jenë më konstruktivë në tejkalimin e dallimeve dhe të zbatojnë në jetë marrëveshjet e arritura përmes dialogut teknik. Ndërkaq, në këtë takim pritet të marrë pjesë edhe kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç.
/rg/shqiptarja.com/
/Shqiptarja.com