Thaçi: Nuk do të bisedoj me
Daçiç për statusin e Kosovës

Thaçi: Nuk do të bisedoj me <br />Daçiç për statusin e Kosovës
KROACI - Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se në takimin e sotëm me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiç në Bruksel do të bisedojë për zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani, por nuk do të flitet për statusin e Kosovës.

“Statusi i Kosovës është zgjidhur përgjithmonë me shpalljen e pavarësisë së saj”, është shprehur Thaçi.

I pyetur, nëse është i gatshëm që me Daçiçin të flasë për platformën e Serbisë për Kosovën, Thaçi ka thënë se Serbia nuk ka të drejtë morale, politike e as ligjore që të zgjidhë çështjen e Kosovës.

Në konferencën për gazetarë në Zagreb, pas takimit me kryeminstrin kroat, Zoran Millanoviç, Thaçi ka theksuar problemet që duhet të zgjidhë Beogradi, në mënyrë që dialogu të ketë sukses.

“E para që duhet të ndodhë është zbatimi i marrëveshjeve teknike të arritura mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë në dy vitet e kaluara dhe ajo që duhet të ndodhë në mënyrë urgjente është largimi i strukturave paralele të sigurisë, mbetjet e Millosheviçit në Kosovës, për të cilat gjithë bota e di se financohen e kontrollohen nga Serbia”, ka thënë Thaçi, për të shtuar se një çështje tjetër që duhet të zgjidhet në mënyrë urgjente është fati i më shumë se 1800 të pagjeturve në Kosovë.

Kryeministri i Kosovës do të udhëtojë nga Zagrebi në Bruksel, ku nesër merr pjesë në takimin e radhës me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiç.

Kryeministri i Kroacisë Zoran Millanoviç tha se beson se qeveria në Beogard do të jetë pragmatike në bisedimet me Prishtinën.

Millanoviç u shpreh se Kroacia është e gatshme që të ndihmojë në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, por ka besim tek të dy palët dhe nuk dëshiron që këtë gjë ta imponojë.

(eç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK