Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë një interviste në Nju-Jork ka thënë se ndarja e pjesës veriore të Kosovës, e banuar me popullatë shumicë serbe, nuk do të ndodhë kurrë.

Ai ka shtuar se Kosova dhe Serbia duhet t`i normalizojnë marrëdhëniet së shpejti, për ta filluar integrimin në Evropë, që do të nënkuptojë përfundimin e epokës së konflikteve në rajon. Thaçi ka theksuar se serbët në pjesën veriore të Kosovës duhet të integrohen në shoqërinë kosovare, por kjo është bërë detyrë më e vështirë, pasi ata për 12 vjet janë mashtruar nga Beogradi se do të ketë ndarje. `Kjo nuk do të ndodhë kurrë` - ka thënë ai. 

Pas Nju-Jorkut, me ftesë të kryeministrit të Suedisë, Fredrik Reinfeldt, kryeministri iThaçi, ka udhëtuar direkt për një vizitë zyrtare në Suedi.
Gjatë kësaj vizite, kryeministri Thaçi do të pritet nga kryeministri i Suedisë, kryetari i Parlamentit, ministrja e Tregtisë dhe ministri i Punëve të Jashtme.