Thaçi: Nuk jam takuar me Daçiçin

Thaçi: Nuk jam takuar me Daçiçin
Kryeministri Hashim Thaçi, i cili ndodhet në Nju Jork, ka deklaruar se nuk është takuar me homologun serb Ivica Daçiç.

Nuk ka qenë i planifikuar një takim me Daçiq, ka qenë një agjendë e pranisë së dy kryeministrave në Këshillin e Sigurimit. Nw një intervistë për Zwrin e Amerikës, Thaci ka nënvizuar se Kosova është tërësisht pro normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, por se ky proces nuk është ekskluzivitet i një partie, por për këtë, sipas tij, është i nevojshëm uniteti politik i Kosovës.

Ndërsa, lidhur me bisedimet dypalëshe me Serbinë ai ka thënë se nuk ka një agjendë urgjente, por Prishtina ka pika orientuese për Kosovën dhe veriun, për të integruar këtë zonë në shoqërinë kosovare. E sa i përket ndryshimeve të mundshme të koalicionit qeverisës , kryeministri e ka cilësuar koalicionin aktual si më të suksesshmin.

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Pogradec/ Sherr me thika midis dy të miturve! 15 vjeçari përfundon në spital

Pogradec/ Sherr me thika midis dy të miturve! 15 vjeçari përfundon në spital