Thaçi: Opozita mund të na vriste
në Kuvend, t'u bëhet testi i alkoolit

Thaçi: Opozita mund të na vriste<br />në Kuvend, t'u bëhet testi i alkoolit
Zëvendëskryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka dënuar aktet e dhunës të opozitës të cilat sipas tij janë shumë të rrezikshme dhe vdekjeprurëse.

Thaçi nënvizoi se në seancën e Kuvendit janë hedhur shishe qelqi të cilat mund të rezultonin me pasoja fatale.

“Kjo shishe nuk është lënduese, është vdekjeprurëse. Në një formë kjo është armë e ftohtë. Le ta vlerësojnë vetë qytetarët deri në çfarë niveli kanë shkuar ata njerëz që kanë hedhur me shishe qelqi”, ka thënë Thaçi në intervistën dhënë Klan Kosovën.

Gjithashtu ministri i Punëve të Jashtme tha se deputetët para se të hyjnë në Parlament duhet të bëjnë testin e alkoolit. Sipas Thaçit më i rrezikshëm është një i dehur në Kuvend sesa një shofer.

Duhet të dihet në çfarë gjendje futen deputetët brenda në Kuvendin e Kosovës. Më i rrezikshëm është një deputet i dehur se një shofer i dehur sepse një deputet i dehur merr në qafë një popull me veprimet e veta”, përfundoi Thaçi.

Redaksia online
(o.m/shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Ukraina ngre avionët luftarakë F-16 në fluturim, presidenti Zelensky: Moment historik, ne ia dolëm

Ukraina ngre avionët luftarakë F-16 në fluturim, presidenti Zelensky: Moment historik, ne ia dolëm