Thaçi për "Der Standard" : Serbia
po i kthehet kohës së Millosheviçit
Ministri i jashtëm kosovar, Hashim Thaçi është i zemëruar pse nuk u lejua të vizitojë Beogradin sipas gazetës vjeneze, Der Standard. Ftesa e një OJQ-je serbe për pjesëmarrje në një konferencë për integrime evropiane në fund të prillit ishte dashur të tërhiqet pas presioneve nga ministri i brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviç.
Ministri i jashtëm kosovar, Hashim Thaçi është i zemëruar pse nuk u lejua të vizitojë Beogradin sipas gazetës vjeneze, Der Standard.
Ftesa e një OJQ-je serbe për pjesëmarrje në një konferencë për integrime evropiane në fund të prillit ishte dashur të tërhiqet pas presioneve nga ministri i brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviç.
“Beogradi po i kthehet kohës së Slobodan Millosheviçit, derisa nuk e lejoi vizitën time”, citohettë ketë thënë Thaçi për gazetën austriake.
"Kur një vend kandidat për anëtarësim në BE në atë mënyrë e ndalon një vizitë të një fqinji, lind pyetja, si mundemi ne në Ballkan të shohim para dhe të normalizojmë raportet”, ka thënë më tej Thaçi.
Zëvendëskryeministri i parë kosovar, Thaçi ka përmendur mundësinë që shumë kosovarë ta padisin Serbinë për dëme lufte.
“Ne kemi disa mundësi që të bëjmë padi për gjenocid kundër regjimit serb të viteve të 90-ta”, ka thënë Thaçi dhe ka shtuar se momentalisht “janë 100 shqiptarë të Kosovës në Amerikë dhe Evropë që duan ta padisin Serbinë për dëme lufte”.
Sipas kryediplomatit kosovar, regjimi i atëhershëm serb është përgjegjës për shkatërrimin e 65 % të pronës private të kosovarëve.
Ai ka thënë se është e mundshme që të bëhet një padi edhe në Gjykatën Ndërkombëtare në Hagë, ndërsa ka shtuar se do të ishte mirë që Serbia të përdorte modelin jugafrikan për kërkim falje ndaj Kosovës.
“Unë mendoj që do të ishte mirë, nëse Serbia do e përdorte modelin e Afrikës së Jugut dhe që të kërkojë falje ndaj viktimave të luftës. Mirëpo ne jemi dëshmitarë që Serbia ende nuk pranon të kërkojë falje, prandaj ne duhet të shfrytëzojmë rrugët e drejtësisë që ta dokumentojmë historinë”, ka thënë Thaçi për Der Standard.
Marrë nga RELRedaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?
-
Më mirë
39.1%
-
Më keq
43.9%
-
Njësoj
17.1%
Vota total: 3991
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Fitim Zekthi: Të përkrahësh fashistë apo shovinistë në zgjedhje, është e neveritshme dhe e urryer
4 Gusht, 20:06
-
Zgjedhjet në Himarë, KQZ: Pjesëmarrja rezulton 36.9%, procesi i votimit në 36 QV ishte i qetë
4 Gusht, 19:59
-
Problemi me kartat e skaduara në Himarë/ Kristaq Kume: Ekspertët duhet të njoftonin KQZ dhe partitë, një pjesë e fajit edhe zgjedhësit
4 Gusht, 19:56
-
'Turpi i Berishës që kandidoi Belerin', Ergys Mërtiri në Report Tv: Edhe Gjikuria i njëjti mall, të dy foto me flamurin e Vorio Epirit
4 Gusht, 19:47
-
VIDEO/ Gjikuria shfaqet vetëm dhe i braktisur ditën e votimit duke ngrënë byrek, asnjë aleat politik krah tij
4 Gusht, 19:46
-
Zgjedhjet në Himarë/ Gushti ktheu himariotët në vendlindje, rritet pjesëmarrja në votime! 2% më shumë se në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023
4 Gusht, 19:42
-
Bardhi marton motrën, Sara Gjordeni publikon momentin prekës të këngëtarit mes lotësh (VIDEO)
4 Gusht, 19:39
-
Zgjedhjet në Himarë/ Flamur Noka shpall humbjen pa nisur numërimi i votave
4 Gusht, 19:38
-
Zgjedhjet në Himarë, mbyllen të 36 qendrat e votimit
4 Gusht, 19:28
-
Përfundon procesi i votimit në Himarë fshat, qetë dhe pa probleme! Pritet nisja e kutive në KZAZ-në e numërimit
4 Gusht, 19:23
-
Zgjedhjet në Bashkinë Himarë, mediat greke pasqyrojnë procesin dhe mesazhin e Belerit nga burgu
4 Gusht, 19:12
-
Tiranë/ Ishte në zonën e ajrimit, i paraburgosuri i IEVP-së 'Jordan Misja', humb jetën pas arrestit kardiak
4 Gusht, 18:54