Thaçi për TV serb: Kosova do ta 
themelojë ushtrinë brenda 2017

Thaçi për TV serb: Kosova do ta <br />themelojë ushtrinë brenda 2017
Presidenti Hashim Thaçi, ka shprehur besimin se demarkacioni me Malin e Zi, do të përmbyllet në mënyrë konsensuale nga partitë politike të Kosovës pas zgjedhjeve, ndërsa Asociacioni i Komunave me shumicë serbe, do të themelohet në të ardhmen e afërt.

Në një intervistë për televizionin serb N1 info, Thaçi theksoi se Bashkimi Evropian nuk duhet të vonohet me zgjerimin, sepse këtë vakum janë duke e shfrytëzuar të tjerët.

“Serbia ende vazhdon të mbetet problem i rajonit. Serbia ende nuk ka bërë shkëputjen nga regjimi i politikës së Millosheviçit, për këtë arsye ka probleme të cilat i krijon qoftë në Mal të Zi, qoftë në Maqedoni, qoftë në Veri të Mitrovicës, qoftë në Republika Sërpska.

Për këtë arsye mendoj edhe Bashkimi Evropian, edhe NATO, edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet ta ruajnë fokusin për paqen dhe stabilitetin në Ballkan. Në anën tjetër sot Serbia është bërë bazë e ndikimit ushtarak Rus në Ballkanin perëndimor.

Për Shqipëri të madhe flet Beogradi dhe as Kosova e as Shqipëria. Për të mbuluar aktivitetet e saj destabilizuese të Serbisë në rajon”
, theksoi Thaçi.

Sa i përket liberalizimit të vizave, Thaçi u shpreh se është izolim i padrejtë që po i ndodh Kosovës, pasi nga 95 kritere Kosova i ka implementuar 94 prej tyre.

“Demarkacionin me Malin e Zi e kanë futur krejt në mënyrë të panevojshme, sido që të jetë ne jemi të përkushtuar që ta përmbyllim. Demarkacioni nuk është problem mes Kosovës dhe Malit të Zi, është çështje e brendshme e Kosovës dhe besoj që pas zgjedhjeve do të përmbyllet në mënyrë konsensuale nga partitë politike të Kosovës”, tha ai.

Thaçi foli edhe për ushtrinë, duke thënë se Kosova do ta themelojë atë ushtrinë e saj gjatë këtij viti.

Kurse, sa i përket Asociacioni i Komunave me shumicë serbe, Thaçi tha se është detyrim edhe kushtetues, edhe ligjor.
“Është pjesë e marrëveshjes së Brukselit, nuk paraqet ndonjë rrezik për konsolidimin e shtetit, por nuk do të ketë natyrisht karakter legjislativ dhe ekzekutiv. Pra, do të themelohet në të ardhmen e afërt”, shtoi Thaçi.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Velipoja plazhi më i populluar në vend! Java e parë e gushtit shënon fluksin më të lartë të sezonit

Velipoja plazhi më i populluar në vend! Java e parë e gushtit shënon fluksin më të lartë të sezonit