KOSOVE - Kryeministri Thaçi ka mbajtur një konferencë shtypi në aeroportin e Prishtinës, para nisjes për në Bruksel, ku nesër do të zhvillojë takimin e tetë me radhë me kryeministrin serb Ivica Daçiç. Ai ka thënë se delegacioni i Kosovës shkon në takimin e nesërm me qëllimin dhe vullnetin e mirë që të arrihet marrëveshje në favor të bashkëpunimit në mes dy shteteve, gjithnjë duke hapur rrugë për integrimin euro-atlantik.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se delegacioni i tij shkon në Bruksel me synimin për të arritur marrëveshje me Serbinë, për normalizimin e marrëdhënieve.
“Marrëveshja mund të hapë rrugën për paqe, të mbyllë kapitullin e konfliktit dhe të hapë perspektivën e bashkëpunimit dhe atë të integrimit evropian”, ka thënë Thaçi. Sipas tij, marrëveshja eventuale do të ndihmojë edhe në konsolidimin e shtetit të Kosovës dhe në funksionimin e të gjitha institucioneve në çdo cep të territorit. Thaçi ka siguruar se nëse arrihet marrëveshja, zbatimi i saj do të nisë menjëherë.
“Kosova ka planin e vet veprues, të konsultuar me faktorin ndërkombëtar. Do të krijohen kushte për lëvizje të lirë në gjithë territorin dhe këtu nënkuptohet hapja e të gjitha rrugëve për qarkullim”, ka thënë Thaçi. Ai edhe njëherë ka theksuar se çdo hap do të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe Planin Ahtisaari.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com