"Si rezultat i negocimit në mes të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre të Turqisë, qeveritë e të dy vendeve kanë nënshkruar marrëveshjen për tregti të lirë. Kjo marrëveshje pritet të hapë rrugë të reja për shkëmbime tregtare në mes të bizneseve të vendit tonë me ato të Turqisë, si dhe për rritjen e investimeve turke në Kosovë dhe anasjelltas. Me këtë marrëveshje është paraparë edhe mbrojtja e disa sektorëve të ndjeshëm prodhues", tha Thaçi në takimin e 12-të të Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik.
Kryeministri bëri të ditur se Republika e Kosovës ka filluar të përgatisë një marrëveshje të ngjashme edhe me Republikën e Shqipërisë dhe këtë e kemi diskutuar edhe në vizitën e fundit, në takimet që kemi zhvilluar me kryeministrin Rama, shtoi ai. "Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është që të nxitet dhe lehtësohet tregtia mes dy vendeve duke thjeshtësuar dhe harmonizuar rregulloret dhe kërkesat për transportin, tregtinë dhe doganat", tha Thaçi.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)