Thaçi: Politikanët të mos sulmojnë
mediat por të mbrojnë fjalën e lirë 

Thaçi: Politikanët të mos sulmojnë<br />mediat por të mbrojnë fjalën e lirë 
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dënuar sulmin mbi RTK-në. Thaçi ka thënë se ky është një akt i shëmtuar kriminal dhe përgjegjësit duhet të vihen sa më parë para drejtësisë.

Ndërkohë u ka bërë thirrje edhe partive politike që në diskursin e tyre të mos sulmojnë mediat por të mbrojnë fjalën e lirë.

Lexoni statusin e plotë të Hashim Thaçit:

''Dënoj ashpër sulmin e mbrëmshëm kriminal, me mjet shpërthyes, ndaj RTK-së. Ky sulm kriminal ndaj radiotelevizionit publik është sulm ndaj mendimit, fjalës dhe medieve të lira.

I bëj thirrje të gjithë përfaqësuesve dhe subjekteve politike që në diskursin e tyre të mos linçojnë mediet, por të mbrojnë fjalën e lirë.

Ftoj organet kompetente të shtetit që të zbardhin këtë rast dhe të vënë para drejtësisë të gjithë përgjegjësit e këtij akti të shëmtuar kriminal''.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri