PRISHTINË - Liderët politikë të partive shqiptare të Luginës së Preshevës janë ftuar nga kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçin, për t'u dakorduar para takimit të nesërm, që kanë ata me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiç.

Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, Riza Halimi ka thënë për KTV-në se ka gjasë që takimi me kryeministrin Thaçi të ndodhë pasdite, por ka theksuar se nuk është i konfirmuar.

Halimi ka thënë se, nëse ndodh takimi do të jetë i ngjashëm me atë që ata patën për lapidarin në Preshevë. 

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)