Thaçi pritet nga nënpresidenti Xho Bajden

Thaçi pritet nga nënpresidenti Xho Bajden
Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar se nënpresidenti amerikan, Xho Bajden do ta takojë sot kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në SHBA.

Takimi, sipas komunikatës për media të Shtëpisë së Bardhë, mbahet në orën 11:30, sipas kohës lokale të Uashingtonit.

Kryeministri Thaçi gjendet në një vizitë zyrtare në SHBA.

Një ditë më parë, ai është takuar me sekretaren amerikane të shtetit, Hillari Klinton, nga e cila mori mbështetjen amerikane për integritetin territorial dhe sovranitetin e Kosovës, si dhe për aspiratat euro-atlantike të Kosovës.

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

'Më duhet një pushim shumë i gjatë', Adele heq dorë nga muzika?

'Më duhet një pushim shumë i gjatë', Adele heq dorë nga muzika?