Thaçi: Procesi i mbikëqyrjes përfundon në shtato

Thaçi: Procesi i mbikëqyrjes përfundon në shtato
Procesit të mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës, sipas kryeministrit Thaqi pritet ti vijë fundi në muajin shtator. Në mbledhjen e Qeverisë, kreu i ekzekutivit u bëri thirrje të gjitha institucioneve që të kontribuojnë që deri në fund të qershorit të përfundohen të gjitha obligimet që dalin nga Pakoja e Ahtisaarit.

"Definitivisht ne duhet të lëvizim me dinamiken e paraparë. Deri në qershor t`i kryejmë obligimet që dalin nga Pakoja e Ahtisarit në mënyre që ka mesi i shtatorit në një organizim ceremonial dhe ceremoni të veçantë të përmbyllim procesin e mbikqyrjes se pavarësisë." tha Thaçi duke besuar që Republika e Kosoves e ka përmbushur me sukses Planin e Ahtisarit.


Zhvillimet në veri ishin çështje diskutimi në mbledhjen e Qeverise. 

"Duke marrë parasysh situatën politike në veri të vendit, Qeveria nuk guxon që përfundimin e procesit të përmbylljes se mbikqyrjes se pavarësisë ta lë peng të zhvillimeve në veri" tha zëvendës kryeministri Hajredin Kuçi.

Kuçi ishte kritik edhe ndaj Zyrës Civile Ndërkombëtare ICO që ka obligim mbikëqyrjen e pavarësisë, duke shtuar se nuk ka treguar sukses dhe se Qeveria nuk duhet t`ja vazhdojë mandatin edhe për 4 vite që ICO të mund të veprojë në veri. 
"Atje ka nevojë për rend dhe ligj" aludoi Kuçi për veriun e pakontrolluar nga institucionet e Kosovës.

Poashtu është theksuar se grupi punues qeveritar ka përgatitur të gjitha amandamentet për ndryshimet kushtetuese, ndërsa në aspektin legjislativ punët duhet të kryhen brenda 4 muajve. 
/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën