Thaçi: S'ka autonomi për veriun,
Serbia e di që nuk ndahet Kosova

Thaçi: S'ka autonomi për veriun,<br />Serbia e di që nuk ndahet Kosova<br>
Në 10-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, Presidenti Thaçi deklaron se nuk ka asnjë mundësi për ndarjen e Kosovës. Madje, sipas tij, këtë e pranon edhe Serbia, ndonëse jo publikisht. “Nuk do të ketë autonomi! Nuk do të ketë ndarje! Nuk do të ketë shkëmbim të territoreve. Kosova është vend unik me integritet territorial të respektuar e miratuar ndërkombëtarisht. Në një formë, a në një tjetër Serbia e ka pranuar Kosovën.

Unë jam takuar me liderët serbë dhe e di se ata e dinë se ky është vend sovran dhe ky proces është i pakthyeshëm, por askush prej tyre nuk e ka guximin ta thotë publikisht. Pa njohjen e Kosovës Serbia nuk mund të integrohet në BE, sikurse Kosova duhet t’i kryejë obligimet e veta karshi fqinjëve të vet”tha ai për Top Channel.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

U kap gjatë natës në Skrapar, kush është 27-vjeçari i arrestuar për shtëpi bari në Angli dhe i deportuar në Shqipëri në vitin 2023

U kap gjatë natës në Skrapar, kush është 27-vjeçari i arrestuar për shtëpi bari në Angli dhe i deportuar në Shqipëri në vitin 2023