Thaçi: S'ka Shqipëri të Madhe
Kosova e Serbia, lënë pas të kaluarën

Thaçi: S'ka Shqipëri të Madhe<br />Kosova e Serbia, lënë pas të kaluarën
VJENË -  “Nuk do të ketë këmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë, e nuk do të ketë as Shqipëri të madhe”. Kështu ka deklaruar kryeministri Hashim Thaçi në një intervistë për gazetën vjeneze “Die Presse”, ndërsa ka theksuar se Serbia po shfaq një tendencë për të zvarritur procesin, mirëpo zbatimi i Marrëveshjes nuk ka alternativë. Ndryshe, sipas kryeministrit Thaçi, “as për Kosovën, as për Serbinë nuk do të ketë alternativë”, citon Rtk deklaratën e kryeministrit kosovar, dhënë kësaj gazete.
 
Fillimisht, kryeministri Thaçi ka vlerësuar se takimet e zhvilluara mes tij dhe homologut të tij serb, Ivica Daçiç kanë qenë në funksion të stabilitetit, paqes dhe krijimit të fqinjësisë së mirë midis dy vendeve.
 
“Marrëveshja e arritur për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë - Serbi është bërë pas një konflikti 100- vjeçar”, ka vlerësuar kryeministri Thaçi për gazetën vjeneze. Kosova dhe Serbia, ka thënë ai, kanë lënë prapa të kaluarën dhe tani kanë bërë një axhendë, që i shërben të ardhmes jo vetëm për të dy vendet, por edhe për gjithë rajonin. Marrëveshja gjithashtu është në shërbim të serbëve, që jetojnë në veri të Kosovës, të cilët tani kanë filluar t’i kthehen normalitetit.
 
Duke folur për fatin e mëtejshëm të Marrëveshjes, kryeministri Thaçi ka theksuar se “nga Serbia po shfaqet një tendencë për të zvarritur procesin, mirëpo implementimi i Marrëveshjes nuk ka alternativë, sepse ndryshe as për Kosovën, as për Serbinë nuk do të ketë të ardhme evropiane”.
 
“Marrëveshja e 19 prillit nuk është fundi, por fillimi i një procesi të gjatë”, ka theksuar kryeministri Thaçi. Sipas tij, në radhë janë zgjidhjet e kontesteve tjera, kurse në tetor do të jetë gjithçka gati për zgjedhjet e lira lokale në veri.
 
Duke folur për pozitën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, kryeministri Thaçi, ka deklaruar se Kosova po punon për hapjen e kufijve dhe jo mbylljen e tyre.
 
I pyetur për tendencat për një “Shqipëri të madhe” kryeministri Thaçi ka vlerësoi se kryeministri i Shqipërisë, Berisha është keqkuptuar, sepse bëhet fjalë për krijimin e kushteve në rajon, ku njerëzit të mund të jetojnë pa kufizime, por ku do të respektohen kufijtë shtetërorë. “Vetëm si shtete ne mund të bëhemi pjesë e Bashkimit Evropian”, ka deklaruar kryeministri Thaçi.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Korçë/ Zjarr në pyllin e Bodës në Maliq, zjarrfikësit po përpiqen të izolojnë vatrat! Në terren mbërrin edhe prefekti

Korçë/ Zjarr në pyllin e Bodës në Maliq, zjarrfikësit po përpiqen të izolojnë vatrat! Në terren mbërrin edhe prefekti