Thaçi: S’ka marrëveshje, nëse Serbia
s'heq dorë nga “Republika Srpska”

Thaçi: S’ka marrëveshje, nëse Serbia<br />s'heq dorë nga “Republika Srpska”
“Serbia duhet patjetër të heq dorë nga kërkesa e saj për të krijuar një Republika Srpska të dytë. Kjo kërkesë është absurde dhe nuk do të mund të zbatohet kurrë në Kosovë. Në momentin që Serbia heq dorë nga kjo kërkesë e cila është refuzuar nga Kosova dhe gjithë komuniteti ndërkombëtar, atëherë krijohet mundësia reale për arritjen e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka deklaruar Thaçi për Express.

“Sa më shpejt ndodhë një gjë e tillë, aq më mirë do të jetë për të gjitha palët të përfshira në proces. Pra, unë pres ndryshim radikal të pozicionit të Serbisë me qëllim që të arrihet marrëveshja”, ka shtuar Thaçi.

Në këtë mënyrë kreu i Qeverisë i është përgjigjur deklaratave të Kryeministrit të Serbisë Ivica Dacic i cili ka thënë se Prishtina nuk po lëshon pe në bisedime.

“Marrëveshje nuk ka dhe nuk do të ketë derisa nuk sqarohet se si do të jetë ai asociacion”, ka thënë Dacic për gazetën serbe, duke shtuar se Serbia dëshiron kompromis, por nuk pranon poshtërim.

“Prishtina vështirë do të lëshojë pe sepse e ka mbështetjen e SHBA-së” ka thënë ai.

Komentet e Kryeministrave vijnë pas vizitës së Baroneshës Catherine Ashton në Prishtinë dhe Beograd të enjten. Ashton ka thënë se po konsultohet me palët rreth takimit të ardhshëm që do të mbahet më 20 mars, pa dhënë detaje rreth progresit eventual në këtë proces.

(Marrë nga "Telegrafi.com")

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset