Thaçi: Seancat inauguruese në
veri, sipas ligjeve të Kosovës
Strukturat e reja udhëheqëse në 4 komuna me shumicë serbe në veriun e Mitrovicës, kanë afat deri të premten të bëjnë betimin dhe të mbajnë seancat inauguruese nëse duan që të jenë kryetar legjitim të këtyre komunave të veriut të Kosovës.
MITROVICE- Strukturat e reja udhëheqëse në katër komuna me shumicë serbe në veriun e Mitrovicës, kanë afat deri të premten të bëjnë betimin dhe të mbajnë seancat inauguruese nëse duan që të jenë kryetar legjitim të këtyre komunave të veriut të Kosovës, në të kundërtën zgjedhjet në këto katër komuna mund të shpallën të pa vlefshme.
Pavarësisht se kryetarët serbë po insistojnë se gjatë seancave inauguruese të përdorin dokumente neutrale, për këtë gjë qeveria e Kosovës është e prerë për të mos lejuar një gjë të tillë.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, tha për RTK-në se seancat inauguruese në katër komunat e veriut do të zhvillohen në kuadër të ligjeve dhe Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Ndërsa, Këshilltari i Kuvendit Komunal në veri të Mitrovicës nga Partia Demokratike e Kosovës, Emir Azemi, në një intervistë për RTK-në tha se të hënën është ftuar nga Adrian Hoxhiç, ku kjo e fundit është lutur nga vet mandatari për kryetar të komunë së veriut Kërstimir Pantiç, t'u shpërndajë ftesat të gjithë këshilltarët jo serbë për të marrë pjesë në seancën inauguruese që pritet të mbahet të premten.
Afati fundit për konstituimin e katër komunave me shumicë serbe në veriun e Mitrovicës, skadon me 10 janar. Konstituimi i këtyre komunave sipas ligjeve të Kosovës ishte dashur të ndodhte me 24 dhjetor, por mandatet për kryetarë të komunave nuk u ishin përmbajtur ligjeve te Kosovës, duke vendosur logo të shtetit serb në dokumente zyrtare.
Marrë nga "RTK"
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4574
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Resorti nga Kushner në Sazan/ Muça: Imazh në interes të Shqipërisë! Nga Ballkani, vetëm Rama do jetë në ceremoninë e betimit të Trump
15 Janar, 22:42
-
Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën
15 Janar, 22:35
-
Vota e diasporës/ Kthupi në Repolitix: Mos prisni të bëjë ndryshime radikale, partitë e mëdha nuk e duan
15 Janar, 22:11
-
Muça: Ju iku Braimllari te PS! Basha i PL: Kush shkon te Rama përfundon në burg
15 Janar, 22:10
-
Kosova gjatë 'Trump', Çollaku: Pres zgjidhje të konfliktit Prishtinë-Beograd! Krisafi: Ai mund të hedhë në erë sistemin ndërkombëtar! Arapi: Do rikërkojë shkëmbim territoresh
15 Janar, 22:10
-
Zgjedhjet/ Daci në Repolitix: PS më e favorizuara nga vota e diasporës! Basha: Do votojnë kundër pushtetit! Muça: Do jetë pjesëmarrje qesharake
15 Janar, 22:04
-
Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë
15 Janar, 21:46
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45