Thaçi: SHBA-të përkrahin
anëtarësimin e Kosovës në NATO

Thaçi: SHBA-të përkrahin<br />anëtarësimin e Kosovës në NATO
PRISHTINË- Kryeministri Hashim Thaçi ka përcjellë një mesazh, sipas të cilit SHBA-të përkrahin pjesëmarrjen e Kosovës në Partneritetin për Paqe dhe anëtarësimin e saj  në NATO.

"Derisa vëmendja e kosovarëve ishte në lojën historike ne stadiumin ‘Adem Jashari’, ku Kosova fitoi pavarësisht rezultatit, një lajm i mirëpritur erdhi nga washington DC!”, ka shkruar Thaçi në një postim në Facebook.

“Sot, gjatë një dëgjimi në Komisionin për Siguri në Senatin amerikan, diplomati i lartë nga State Departamenti Hoyt Yee deklaroi se ‘SHBA përkrahin fuqimisht Partneritetin për Paqe dhe anëtarësinë eventual të Kosovës në NATO’. Yee po ashtu deklaroi se SHBA-të do të punojnë  drejt realizimit të këtij qëllimi edhe me aleatët që nuk e kanë njohur Kosovën”, shkruan kryeministri.

“Ky është sinjali i parë i qartë nga miku më i madh i Kosovës, se Kosova me ushtrinë e porsaformuar - Forcat e Armatosura të Kosovës  do të jetë element integrues i Kosovës në NATO", ka shkruar Thaçi në rrjetin social Facebook. 

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan