Thaçi: Shqipëria kaloi me
sukses testin e demokracisë

Thaçi: Shqipëria kaloi me<br />sukses testin e demokracisë
PRISHTINE- Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi i ka dërguar një telegram kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, për organizimin edhe mbajtjen e suksesshme të zgjedhjeve të 23 qershorit 2013.

Në telegram thuhet “Më lejoni që në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës t’ju përgëzoj për organizimin edhe mbajtjen e suksesshme të zgjedhjeve të 23 qershorit 2013, sipas standardeve më të larta demokratike. Në këto zgjedhje Shqipëria me sukses të plotë kaloi testin e demokracisë, duke i hapur vetes rrugën e sigurt drejt Bashkimit Europian”.

“Si kryeministër i shtetit më të ri ndihëm krenar që bashkë me Ju z. Berisha punuam në shumë projekte të integrimeve kombëtare dhe zhvillimore të vendeve tona dhe rajonit. Me punën dhe qëndrimin tuaj Ju do të respektoheni gjithmonë si lider i rëndësishëm historik i Shqipërisë demokratike, i tranzicionit dhe sfidave 23 vjeçare të shtetit shqiptar”, thuhet në telegram.

Duke falëneruar për mbështetjen e dhënë Kosovës, Thaçi vijoi “I nderuar Kryeministër Berisha, Ju keni dhënë kontribut të pamohueshëm për fitoren e demokracisë në Shqipëri, keni mbështetur vazhdimisht aspiratat e popullit të Kosovës për liri, pavarësi, sovranitet dhe afirmim të të drejtave të shqiptarëve në rajon. Kontributi juaj do të mbetet historik për integrimin e Shqipërisë në NATO, për liberalizimin e vizave për qytetarët e Shqipërisë dhe hapjen perspektivës për integrime euroatlantike”.

Në fund të telegramit, Thaçi shkruan se “ju mbeteni përgjithmonë miku im dhe burrështetas i nderuar i popullit të Kosovës”.

Marrë nga "RTK"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Morën votëbesimin në parlament, dy ministrat e rinj Vengu dhe Hoxha bisedojnë me njëri-tjetrin

Morën votëbesimin në parlament, dy ministrat e rinj Vengu dhe Hoxha bisedojnë me njëri-tjetrin