Kryeministri i Kosoves bashkë me liderë të partive opozitare Isa Mustafa nga LDK, Blerim Shala nga AAK, si dhe partnerët e koalicionit Behgjet Pacolli nga AKR, Sllobodan Petrovic nga SLS dhe Mahir Jagxhillar nga Grupi 6 Plus, ka realizuar nje takim me ambasadoret e vendeve te Quintit të cilët i ka informuar për qëndrimin e Republikes se Kosovës për pretendimin e Beogradit zyrtar që të organizojë zgjedhje në Kosovë.
“Vendimi Qeverisë së Serbisë, për organizimin e zgjedhjeve parlametare dhe lokale të Serbisë në tërritorin e Kosovës, për mua dhe Qeverinë e Republikës së Kosovës, është edhe një agresion tjetër dhe cenim i sovranitit dhe rendit kushtetues të Republikës së Kosovës. Ky akt është i papranueshem dhe i pazbatueshëm në shtetin tonë të pavarur. Unë jam i vetëdijshëm, se Serbia ka organizuar zgjedhje të tilla në Kosovë në të kaluarën, mirëpo, deklarojë, me seriozitetin më të madh, se unë jam i vendosur që të përdori të gjitha mjetet të cilat i parasheh Kushtetuta e vendit tim, për të parandaluar një akt të tillë. Kjo praktikë e dhunimit të integritetit territorial dhe rendit Kushtetues të Kosovës nga ana e Serbisë, duhet të marr fund një herë e pergjithmonë”, ka thënë kryeministri i Kosovës.
(rg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com