Thaçi takon Ashton në Bruksel:
S’ka dialog pa zbatuar marrëveshjet

Thaçi takon Ashton në Bruksel: <br />S’ka dialog pa zbatuar marrëveshjet
BRUKSEL - Pa zbatim të marrëveshjeve të arritura deri tani nuk do të ketë vazhdim të dialogut me Serbinë. Ky ka qenë qëndrimi i shprehur në Bruksel nga Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci, menjëherë pas takimit me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton.

Takimi mes tyre ka zgjatur më shumë se një orë, ndërsa pas këtij takimi, baronesha Ashton, ka refuzuar të flasë përpara mediave.

Në anën tjetër, Kryeministri Thaçi ka theksuar se ia ka bërë të qartë edhe përfaqësueses së BE-së, Ashton, se Kosova po punon për fqinjësi të mirë me Serbinë. Por, sipas tij, pa zbatim të marrëveshjeve të arritura në procesin e dialogut mes të dyja vendeve, ky dialog nuk mund të vazhdojë.

Kryeministri Hashim Thaçi ka shtuar se me baroneshën Ashton ka biseduar edhe për proceset e tjera me rëndësi për Kosovën duke garantuar se Kosova po i përmbush të gjitha reformat e kërkuara nga BE për forcimin e shtetit ligjor.

(jd/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Kongresi i PS/ Delegatët votojnë për Asamblenë e re, prezantohet platforma ‘Deputeti që Duam’! Ministrat tregojnë objektivat

Kongresi i PS/ Delegatët votojnë për Asamblenë e re, prezantohet platforma ‘Deputeti që Duam’! Ministrat tregojnë objektivat