Në Stamboll, gjatë kthimit nga vizita në SHBA, kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi u takua me Zëvendëspresidenten e Bashkimit Evropian, Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Baroneshën Catherine Ashton.
Thaçi e njoftoi Baroneshën Ashton lidhur me gjendjen në veri të vendit dhe qasjen tërësisht anti-evropiane të Serbisë karshi Kosovës.
"Qasja dyftyrëshe e Serbisë nuk duhet të tolerohet. Nuk mund të ketë në njërën anë një Serbi Evropiane karshi Brukselit, dhe një Serbi mesjetare karshi Kosovës. Vrasja e qytetarit të Kosovës në shtëpi të vet, kidnapimi i policëve, arrestimet pa asnjë bazë ligjore të qytetarëve të Kosovës dhe vazhdimi i ekzistencës së strukturave paralele e ka tensionuar tej mase situatën" tha kryeministri Thaçi.
Thaçi në takimin me baroneshën Ashton u shpreh edhe lidhur me ngecjen e Serbisë në implementimin e marrëveshjeve të arritura.
"Kredibiliteti i dialogut teknik nuk varet nga numri i marrëveshjeve të arritura, por nga implementimi i tyre. Fatkeqësisht, Serbia po zhagitë këtë proces" – tha z.Thaçi.
Në një komunikatë nga Qeveria e Kosovës thuhet se përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Baronesha Ashton e siguroi Kryeministrin Thaçi që do ta mbështesë Kosovën në rrugën e reformave drejt integrimit të plotë në Bashkim Evropian.
/rg/shqiptarja.com/
/Shqiptarja.com