Kryeministri Thaçi në takimin Ndihmës Sekretaren Amerikane të Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Victoria Nuland theksoi se zhvillimi i procesit zgjedhor të 8 qershorit dëshmoi se Republika e Kosovës kaloi me sukses të plotë edhe një test të demokracisë, duke organizuar zgjedhje fer, të lira dhe demokratike, që u mbajtën në tërë territorin e Republikës së Kosovës, me pjesëmarrjen e të gjitha komuniteteve.
Tani pas përmbylljes së procesit zgjedhor, me përkushtimin më të lartë institucional dhe politik po punojmë për implementimin e rezultatit zgjedhor, duke formuar institucionet e reja demokratike, duke respektuar vullnetin e qytetarëve, Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Në këtë proces, besoj se i gjithë spektri politik i Kosovës do të reflektojë seriozitetin dhe pjekurinë e lartë politike – theksoi Kryeministri Thaçi.
Në takimin e sotëm, Kryeministri Thaçi e njoftoi znj.Nuland edhe me përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për implementimin e reformave për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të Kosovës. Në kuadër të këtij angazhimi, do të vazhdojmë në mënyrë të veçantë të fokusohemi në fushën e energjisë, atë të turizmit dhe në fusha tjera që ndërlidhen me zhvillimin ekonomik të vendit, - theksoi Kryeministri Thaçi.
Duke folur për procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore mes Kosovës dhe Serbisë, Kryeministri Thaçi theksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës në kuadër të këtij procesi ka dëshmuar vullnetin dhe gatishmërinë e plotë për implementimin e marrëveshjes së 19 prillit dhe të gjitha marrëveshjeve tjera sektoriale, të arritura mes dy vendeve.
Në këtë proces, janë arritur rezultate konkrete, por ka edhe ngecje në implementim nga ana e Serbisë, por besoj se me mbështetjen e SHBA-ve dhe të BE-së, këto ngecje do të tejkalohen dhe do ta përmbyllim suksesshëm procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, si dy vende të pavarura dhe sovrane, tha z.Thaçi.
Kryeministri Thaçi e siguroi Ndihmës Sekretaren Amerikane të Shtetit, Victoria Nuland për vazhdimin e dialogut ndërshtetëror mes Kosovës dhe Serbisë dhe potencoi se me frymën konstruktive të dialogut dhe bashkëpunimit rajonal do të mund të arrihet integrimi i plotë i rajonit në BE dhe në NATO.
Kryeministri Thaçi në takimin që zhvilloi sot me Ndihmës Sekretaren Amerikane të Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Victoria Nuland, vlerësoi lartë mbështetjen e vazhdueshme të Qeverisë dhe popullit amerikan për Republikën e Kosovës në të gjitha periudhat. Në këtë kuadër, Kryeministri Thaçi ritheksoi se Qeveria e Kosovës është thellësisht e përkushtuar për zhvillimin dhe avancimin e mëtejmë të marrëdhënieve të përhershme mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Redaksia Online
/Shqiptarja.com