Thaçi tek Jahjaga e EULEX
raporton për takimin me Daçiç

Thaçi tek Jahjaga e EULEX<br />raporton për takimin me Daçiç
PRISHTINE- Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi është takuar me presidenten Atifete Jahjaga, të cilën e ka informuar lidhur me takimin me kryeministrinë e Serbisë, Ivica Daçiç të premten në Bruksel.

RTK informon se Kryeministri Thaçi, do të zhvillojë takime dhe me përfaqësues të EULEX-it, ndërsa gjatë ditës pritet të takohet me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafën dhe nënkryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Blerim Shalën.

Në një intervistë për Radio Evropa e Lirë, kryeministri Thaçi ka thënë se takimi ishte në përputhshmëri të plotë me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës për fqinjësi të mirë, po ashtu në përputhshmëri të plotë edhe me rezolutën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, për normalizimin e marrëdhënieve të shtetit të Kosovës dhe Serbisë.

Sipas kryeministrit për procesin ka ekzistuar një konsensus i gjerë politik dhe vlerëson se Shtetet e Bashkuara të Amerikës tani edhe me konfirmimin për vizitën në Kosovë të Sekretares së Shtetit, Hillary Clinton, demonstrojnë fuqishëm mbështetjen për këtë proces.

Ai ka thënë se në takim nuk është diskutuar për çështje konkrete, por për domosdoshmërinë e implementimit të marrëveshjeve të arritura, ndërsa ka ngritur çështjen e të pagjeturve, në mënyrë që kjo çështje të zbardhet sa më shpejt dhe Beogradi e ka obligim të punojë maksimalisht në këtë drejtim.

Sa i përket vështirësive në procesin e dialogut, kryeministri nënvizoi se do të ketë ballafaqime të ideve dhe angazhimeve që nuk do të jenë të lehta, sepse ka qenë një konflikt njëshekullor, i përcjellë me dhunë të Serbisë në Republikën e Kosovës. Prandaj, sipas tij, kur të respektohet në plotni rezoluta e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kushtetuta dhe ligjet e saj, mund të ketë vështirësi në proces, por është shprehur i bindur se do të fitojë fryma evropiane.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën