Thaçi u uron qytetarëve Vitin e Ri:
Synim, marrëdhëniet paqësore

Thaçi u uron qytetarëve Vitin e Ri: <br />Synim, marrëdhëniet paqësore
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi e cilësoi 2012-ën si njërin ndër vitet më të suksesshme për vendin. Ai veçoi si të arritur fundin e mbikëqyrjes ndërkombëtare të Pavarësisë. Në urimin e tij për Vitin e Ri, kryeministri tha se Kosova do të vazhdojë rrugën e saj drejt integrimit euro-atlantik si dhe do të ketë marrëdhënie të mira fqinjësore me vendet e rajonit, përfshirë Serbinë.

Kryeministri Hashim Thaçi, përmes një telegrami ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës për vitin 2013. Në telegramin e kryeministrit ndër të tjerat thuhet:

“Viti që po lëmë pas ishte ndër vitet më të suksesshme të Kosovës, duke shënuar mbylljen e fazës së Pavarësisë së Mbikëqyrur Ndërkombëtare dhe hyrjen në një fazë të re të perspektivës euroatlantike. Shteti i Pavarur i Kosovës është afër edhe pranë njohjes së njëqindtë, që rrumbullakon më shumë se gjysmën e shteteve anëtare të OKB-së, dhe është krenar që njihet e përkrahet nga shtetet më të fuqishme të botës në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga shtete të Bashkimit Evropian si dhe shtete tjera të fuqishme në të gjitha kontinentet”.

Në telegramin e kryeministrit Thaçi më tutje thuhet se “shteti i ri i Kosovës ka demonstruar me korrektësi dhe përgjegjësi të lartë politikë paqësore dhe të fqinjësisë së mirë me të gjitha shtetet përreth, duke treguar gatishmërinë e përmirësimit të marrëdhënieve edhe me shtetin e Serbisë fqinje. Në planin ekonomik, Kosova ka shënuar zhvillim dhe përparim të dukshëm, duke përmirësuar mirëqenien e të gjitha kategorive shoqërore, me rritjen e pagave në arsim, shëndetësi, shërbime civile, në rritjen e pagave për pjesëtarët e Shërbimit Policor, të FSK-së, zjarrfikësve, familjeve të dëshmorëve, invalidëve, pensionistëve. Qeveria e Republikës së Kosovës do të angazhohet që të përmbushë të gjitha parakushtet që Kosova të jetë sa më parë pjesë e integrimeve euro-atlantike, institucione të cilave ajo ju përket jo vetëm si aspiratë, por edhe si orientim i natyrshëm gjeografik, politik, ekonomik dhe kulturor. Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, të gjithë bashkëqytetarëve të Kosovës, bashkatdhetarëve tanë në botën e jashtme, qytetarëve që punojnë në institucionet ndërkombëtare të pranishme në Kosovë, u shpreh urimet më të mira për suksese dhe të arritura edhe më të mëdha në Vitin e Ri 2013.”

(jd/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ ‘Darka e fundit’ në Olimpikë, organizatorët kërkojnë falje! Thyhet rekordi i Tokios, 191 atletë pjesë e LGBTQ

Paris 2024/ ‘Darka e fundit’ në Olimpikë, organizatorët kërkojnë falje! Thyhet rekordi i Tokios, 191 atletë pjesë e LGBTQ