Thaçi: Vonesat e Brukselit janë të pajustifikueshme

Thaçi: Vonesat e Brukselit janë të pajustifikueshme
Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi duke adresuar sërish kritika në drejtim të Bashkimit Evropian për qasje ndaj Kosovës ka thënë se nuk ka asnjë dyshim se Kosova ka një të ardhme të sigurtë evropiane. Sipas kreut të Ekzekutivit, këto vonesa të Brukselit ndaj Kosovës janë të pajustifikueshme, ngase Kosova po implementon në afat rekord të gjitha kriteret e nevojshme për liberalizimin e vizave, marrëdhëniet tregtare dhe përgatitjet për marrëveshjen e Stabilizim asociimit.

"Shteti i Kosovës është unik në rrafshin politik dhe gjithë etnik në vizionin integrues euro-atlantik. Kosova po implementon në afat rekord të gjitha kriteret e nevojshme për liberalizimin e vizave, marrëdhëniet tregtare dhe përgatitjet për marrëveshjen e Stabilizim asociimit. Por e vërteta është se dinamika në Prishtinë dhe Bruksel nuk përputhen. Vonesat e Brukselit janë të pajustifikueshme, Kosova mjaft është vonuar për një shekull padrejtësisht. Përderisa, Kosova që nga shpallja e pavarësisë ka punuar njëanshëm për afrimin me strukturat e Bashkimit Evropian, Bashkimi Evropian ka vepruar me hapa shumë të ngadaltë", tha Thaçi në takimin me ministrat.

Kryeministri Thaçi shtoi se se Kosova nuk kërkon të jetë e privilegjuar, e as procese të përshpejtuara, por trajtim të barabartë sikurse të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ai ishte kritik edhe për justifikimin e Brukselin që nga mos njohja e pesë vendeve të BE-së nuk po bëhet përkushtim i drejtë dhe i përgjegjshëm në përputhshmëri me interesat, punën, përkushtimin dhe përgjegjësinë evropiane të Kosovës edhe nga Brukseli.

Këto vlersime kreu i ekzekutivit i bëri gjatë takimit me ministrat e kabinetit të tij nga të cilët kërkoi që plotësimi kushteve dhe i pyetsorit që i`u dërgua Kosovës nga Brukseli me 7 maj, të jetë prioritet gjatë muajit maj dhe qershor.
Kreu I Ekzekutivit tha se të gjitha ministritë deri me 18 maj duhet t`u përgjigjen pyetjeve të dërguara nga Brukseli për nisjen e studimit të fizibilitetit.
Përgjigjet do t`i dorëzohen më 8 qershor Komisionit Evropian dhe pastaj pritet vizita e një misioni fakt-mbledhës i Komisionit Evropian në Kosovë për ti verifikuar ato.
/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ 20-vjeçari i dehur në timon, përplas 6 mjete! Merr gjobën e majmë

Sarandë/ 20-vjeçari i dehur në timon, përplas 6 mjete! Merr gjobën e majmë