PRISHTINE -Zgjedhjet lokale në shtetin e Kosovës në vjeshtë do të mbahen për herë të parë në gjithë territorin dhe sigurohet pjesëmarrja e të gjitha komuniteteve, tha sot kryeministri Hashim Thaçi në mbledhjen e sapombajtur të qeverisë, pas bisedimeve në Bruksel për zbatimin e marrëveshjes.
“Do të jenë këto zgjedhje sipas legjislacionit kosovar dhe standardeve ndërkombëtare”, tha ai, duke shtuar se, “për herë të parë do të kemi përfshirjen e plotë territoriale dhe gjithëetnike”.
“Në takimin e Brukselit, të udhëhequr nga baronesha Ashton, kam pasur parasysh interesat e shtetit dhe gjithë shoqërisë kosovare, mbi çdo interes të ndonjë adrese të caktuar politike në Kosovë”, u shpreh ai duke theksuar se, “interesi, qëllimi dhe vizioni im ka qenë respektimi i plotë i afatit kushtetues dhe ligjor”.
“Ndihem mirë që si kabinet qeveritar kemi arritur që mos të lejojmë mbajtjen e zgjedhjeve lokale në dy data, një në veri e një në jug, siç kishte propozime nga të tjerët”, tha kryeministri kosovar.
Thaçi shtoi gjithashtu se, “duke respektuar edhe opinionin e disa kolegëve opozitarë, sa i përket 3 nëntorit, unë ju them edhe si lider i partisë më të madhe në vend, edhe si kryeministër, ne do të jemi të gatshëm që ta pranojmë çdo datë për zgjedhjet lokale, që propozon opozita, por që e merr përgjegjësinë për organizimin e zgjedhjeve në gjithë tërritorin e vendit në të njëjtën ditë”.
Kryeministri i Kosovës, ftoi të gjithë që mbi çdo interes partiak të shikojnë interesin e integrimit të vendit dhe përfshirjen në proces elektoral. “ Kjo është e siguruar. Por, nëse ka paragjykime sa i përket 3 nëntorit, unë do vendosja për fillimin a mesin e tetorit, dhe jo në këtë datë. Kjo datë është data e kompromisit të takimit të Brukselit, të udhëhequr nga Baronesha Ashton”, tha Thaçi.
Mbajtja e zgjedhjeve në të njëjtën ditë në gjithë territorin me pjesëmarrjen e të gjitha etnive, vlerësoi ai, “nënkupton normalizimin dhe integrimin e plotë të territorit të Kosovës dhe normalizimin e raporteve ndëretnike e përfshirjen e tyre në institucionet e vendit”.
Presidentja kosovare Atifete Jahjaga gjatë takimeve dje në Britani të Madhe theksoi se marrëveshja e arritur në Bruksel ndërmjet kryeministrave të Kosovës dhe të Serbisë, ka përcaktuar datën për mbajtjen e zgjedhjeve në katër komunat në veri dhe llogaritet në përkrahjen e Serbisë për pjesëmarrje më të madhe të qytetarëve si dhe për shpërbërjen e të gjitha strukturave paralele sipas planit të parashikuar.
Këtë javë, të enjten, në Kuvendin e Kosovës do të shqyrtohet Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes së parë ndërkombëtare të parimeve që rregullojnë normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë dhe të Planit të zbatimit të saj.

LAJMET MË TË VLERËSUARA