Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka anuluar drekën e përbashkët me liderët e Ballkanit Perëndimor.

Në këtë drekë kanë marrë pjesë presidenti shqiptar, Ilir Meta, presidenti serb Aleksandër Vuçiç, ai i Bosnjës Milorad Dodik si dhe liderë tjerë, pjesëmarrës në Samitin Brdo-Brijuni.

Sot Thaçi refuzoi t'i japë dorën Dodikut, ndërsa dje kritikoi presidentin Meta pse kishte ftuar dhe Dodikun për të marrë pjesë në Samit.