Thaçi: Ata që pengojnë marrëveshjen me Serbinë do të marrin përgjegjësinë për tragjeditë e reja

Thaçi: Ata që pengojnë marrëveshjen me Serbinë do të marrin përgjegjësinë për tragjeditë e reja

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dhënë një intervistë për të përditshmen zvicerane “Blick”. Ai ka folur edhe me marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë. “Nëse arrihet një marrëveshje paqeje midis shqiptarëve dhe serbëve, kurrë nuk do të ketë një luftë mes dy popujve. Një marrëveshje e tillë mund të arrihej në muajt e ardhshëm. Ata që e pengojnë do të marrin përgjegjësinë për tragjeditë e reja shqiptaro-serbe” tha Thaçi.

Ndër të tjera, Thaçi është përgjigjur edhe për politikanët në të dyja vendet që ende bëjnë thirrje për luftë.  “Po, ka ende njerëz në Serbi që flasin ende për luftë. Është e rrezikshme. Kjo e bën një marrëveshje për paqen edhe më të rëndësishme. Nëse dështojmë tani, nuk mund të përjashtoj që në të ardhmen do të ketë konflikte të reja. Ne vërejmë se nacionalizmi dhe radikalizimi zhvillohen në të dy anët. Tani është koha më e mirë për paqen,”-është shprehur Thaçi. 

Që prej vitit të kaluar në dy vendet, Kosovë dhe Serbi ka nisur një debat që përfshin rishikimin e kufijve në arritjen e marrëveshjes mes Prishtinës dhe Beogradit. Por në Kosovë një ide e tillë për shkëmbim territoresh kundërshtohet fuqishëm nga kryeministri Haradinaj që është pozicionuar kundër Thaçit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë