Thaci: Bosnja të lërë të kaluarën
dhe të njohë Kosovën

Thaci: Bosnja të lërë të kaluarën <br />dhe të njohë Kosovën
KOSOVE- “Është koha që Bosnja të pranojë Kosovën, të lërë të kaluarën dhe të ndërmarrë këtë hap të guximshëm”- Kështu deklaron kryeministri I Kosovës Hashim Thaçi për mediat boshnjake gjatë qëndrimit në Nju Jork. Kryeministri kosovar ka theksuar se Pavarësia e Kosovës sjell më shumë stabilitet në rajon, marrëdhënie pozitive në mes të fqinjëve dhe bashkëpunim më të mirë rajonal. “Ajo i përmirëson shanset e të gjithë atyre që kanë aspirata në rrugën euro-atlantike – pra, jo vetëm të Kosovë, por të tërë rajonit”-theksoi në intervistën për mediat boshnjake kryeministri kosovar. Ndërkaq në lidhje me njohjen e mundshme të Kosovës nga Serbia, Thaci u shpreh “Nga perspektiva ime, është vështirë të flas për afate, data, kur Serbia do ta njohë Kosovën. A bëhet fjalë për ditë, muaj apo vite? Ajo njohje do të vijë në të ardhmen e afërt”.
(jd/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lushnje/ Merr flakë furgoni i mallrave, shpëton mrekullisht shoferi

Lushnje/ Merr flakë furgoni i mallrave, shpëton mrekullisht shoferi