PRISHTINË, 8 Tetor/ATSH-B.Jashari/.- Kryeministri kosovar, Hashim Thaçi dhe Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, kanë vlerësuar si pozitiv për vendin publikimin e Raportit të Progresit të Komisionit të Bashkimit Evropian për Kosovën.
Para mbledhjes së qeverisë, Kryeministri Thaçi dhe Presidentja Jahjaga kanë pranuar Raportin e Progresit nga Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zbogar.
"Raporti është një vlerësim i angazhimeve dhe arritjeve të institucioneve të Kosovës në procesin e nënshkrimit të marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe të procesit të liberalizimit të vizave", theksoi Kryeministri kosovar.
Samuel Zbogar tha se Raporti i Progresit është një raport pozitiv që vlerëson përmbylljen e suksesshme të procesit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, progresin në adresimin e kritereve për liberalizim të vizave, bashkëpunimin me EULEX-in, si dhe zotimin për krijimin e Gjykatës.
Komisioni Europian ka shfaqur gatishmëri për të ndihmuar Kosovën në një fazë të re të marrëdhënieve me BE-në dhe për të intensifikuar dialogun me Këshillin Kombëtar për Integrim Evropian.
Jahjaga u shpreh se Raporti i Progresit për Kosovën vlerëson njohjen e përparimit të arritur të Kosovës në përmbushjen e reformave evropiane gjatë vitit të fundit. Gjithashtu, presidentja tha se Kosova është e përkushtuar që sfidat e identifikuara në raport të adresohen me seriozitetin më të lartë nga të gjitha institucionet./a.r//a.ke/
/Shqiptarja.com