Thaci dhe Rama reagojne
kunder Nikolic per serbet
Reagime te ashpra kane ardhur nga Kosova dhe Tirana, pas deklarates se presidentit serb Nikolic se serbet ne Kosove jetojne nen kercenimin e genocidit. Thaci ka deklaruar se “e kaluara e lidershipit të Serbisë nuk premton shumë”, ndersa per kreun e PS, Edi Rama, kjo deklarate eshte vece nje idiotesi.
KOSOVE- Deklarata e Presidentit serb Tomislav Nikolic se serbët në Kosovë janë duke jetuar nën kërcënimin e gjenocidit dhe se nuk e përjashton ndarjen në mes të rajoneve të banuara me serbë dhe atyre me shqiptarë ka ngjallur reagimin e menjëhershëm të Prishtinës zyrtare.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë per The Guardian se “e kaluara e lidershipit të Serbisë nuk premton shumë”. “Megjithatë kjo ka ardhur si rezultat i proceseve demokratike që kanë ndodhur në Serbi dhe vullneti i popullit të atjeshëm duhet të respektohet. Nuk e kam ndërmend të gjykoj lidershipin aktual të Serbisë, duke u bazuar në veprat e tyre në të kaluarën, do t’i gjykojë në bazë të veprave që do të bëjnë tash dhe në veçanti në lidhje me raportet me Kosovën”, ka thënë Thaçi.
Ai ka hedhur poshtë pretendimet e Nikoliqit se serbët e Mitrovicës do të rrezikoheshin nga qeverisja e Prishtinës. “Askush nuk duhet ta harrojë faktin se dy të tretat e serbëve jetojnë në pjesën jugore të Kosovës dhe janë plotësisht të integruar në vetëqeverisje në nivelin lokal dhe marrin pjesë në të gjitha institucionet në nivelin qendror”, ka thënë ai.
Ndërkaq kreu i PS, Edi Rama përmes një reagimi në tuitter deklaroi se “ Marrëzia serbe është kthyer në majën e pushtetit në Beograd përmes Nikolicit: Duke iu referuar deklaratës së Nikolic se "Serbët i kërcënon një genocid në Kosovë!", Rama kundërpërgjigjet: Cfarë idiotësie!
Nikolic në deklaratën e tij I bëri thirrje homologes kosovare, Atifete Jahjaga, që ta pranojë se nuk mund të qeverisë në Mitrovicën veriore, duke nënkuptuar kështu ndarjen e Kosovës.
(jd/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
36.5%
-
Jo
54.1%
-
Nuk e di
9.4%
Vota total: 3309
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rita Ora feston ditëlindjen, sa vjeç bën artistja me famë botërore
26 Nëntor, 19:22
-
Flamur Noka e kërcënon se “do ta paguajë”, Sokol Bizhga përballë tij e merr me buzëqeshje! Momenti i akuzave dhe reagimi
26 Nëntor, 19:21
-
Netanyahu: Lufta në Liban nuk do të përfundojë derisa izraelitët në veri të vendit të kthehen të sigurt në shtëpitë e tyre
26 Nëntor, 19:20
-
Netanyahu do t'i paraqesë kabinetit marrëveshjen e armëpushimit në Liban! Zotohet për shkatërrimin e Hamas
26 Nëntor, 19:17
-
Netanyahu i drejtohet popullit për armëpushimin në Liban
26 Nëntor, 19:16
-
Ironia e Spahiut: Opozita nuk proteston për vrasjen 14-vjeçarit por për fundin e 84-vjeçarit
26 Nëntor, 19:15
-
Video e bujshme/ 7 vite më parë Suel Çela merrte përpara me 'Audi' policinë në mes të Elbasanit
26 Nëntor, 19:12
-
Protesta e PD/ Militantët mblidhen para Bashkisë së Tiranës, forca të shumta policie rrethojnë zonën
26 Nëntor, 19:10
-
Protesta mbyllet vetëm te ‘Sheshi Uillson‘, Bardhi dhe grupi i bashkohen pjesës te Bashkia e Tiranës, pikat e tjera s'i binden
26 Nëntor, 19:10
-
'Polici politike', Flamur Noka: Nuk kanë pse të japin apo marrin leje! Kush prek protestuesit do ketë punë me PD-në
26 Nëntor, 19:05
-
U largua nga sheshi Willson, Bardhi drejt bashkisë së Tiranës sulmon ministrin Hoxha: I lidhur me bandën e Durrësit! Policia ishte sot kundër qytetarëve
26 Nëntor, 18:55
-
Pamjet me dron/ Protestuesit ikin drejt Bashkisë së Tiranës, zhbllokohet qarkullimi te sheshi Willson
26 Nëntor, 18:54