Thaçit dhe Veselit i konfirmohet aktakuza për krime lufte/ Haradinaj : Shpreh mbështetjen dhe besojmë se do të vërtetohet pafajsia

Thaçit dhe Veselit i konfirmohet aktakuza për krime lufte/ Haradinaj : Shpreh mbështetjen dhe besojmë se do të vërtetohet pafajsia

Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj , Kadri Veseli

Hashim Thaçi doli pak minuta më parë në një konferencë për shtyp i cili deklaroi se po tërhiqet nga posti që kishte aktualisht pasi ,Gjykata Speciale e Hagës konfirmoi aktakuzën.Jo vetëm ai por edhe ish-kryeparlamentari Kadri Veseli, të dy do të gjykohen për krime lufte.Pas kësaj reagoi Ramush Haradinaj ish Kreu i UÇK-së nëpërmjet nje statusi në rrjetet sociale duke ndarë dhe foto me dy të akuzuarit

Postimi i plotë për Thaçin:

Të nderuar qytetarë të Kosovës,

"Ushtria Çlirimtare e Kosovës, ishte faktor uniteti në vitet e krenarisë dhe sakrificës. Sot, të gjithë ne si popull, por edhe si liderë politik, duhet të tregojmë unitetin kombëtar, në rrethanat e reja të krijuara.
Presidenti Thaçi, kryetari Veseli dhe të gjithë bashkëluftëtarët e mi, që po përballen me gjyqësinë ndërkombëtare, duhet të kenë përkrahjen tonë dhe të qeverisë së Kosovës, pa asnjë rezervë.
Duke besuar fuqishëm se do të vërtetohet pafajësia e tyre, Republika e Kosovës do të tejkalojë faqebardhë edhe këtë sfidë."

Postimi i plotë për Veselin:

"Bashkë shim bashkë në kohët e vështira, jemi bashkë edhe sot!" shkruan Haradinaj

 

 

 


Lajmi kryesor:

Presidenti Hashim Thaçi dha sot dorëheqjen pasi Gjykata e Hagës i ka konfirmuar aktakuzën ndaj tij


Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:26
Qeveria Hoti : Askush nuk mund ta gjykojë luftën tonë për liri

Qeveria e Kosovës ka reaguar pas konfirmimit të aktakuzave ndaj presidentit Hashim Thaçi, kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit, shefit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi dhe ish-krye parlamentarit Jakup Krasniqi, raporton Gazeta Express.

Në një deklaratë, Qeveria Hoti thekson se besojnë në Luftën e Kosovës.

“Qeveria e Republikës së Kosovës po i përcjell me vëmendje zhvillimet e fundit rreth Dhomave të Specializuara, të cilat janë pjesë e sistemit të drejtësisë të Republikës së Kosovës. Qeveria e Republikës së Kosovës beson thellë në luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për lirinë e vendit, që mbetet një nga periudhat më të ndritshme të historisë”, thuhet në deklaratë.

Askush nuk mund të gjykojë luftën tonë për liri”, theksohet në deklaratën e Qeverisë.

“Ushtria Çlirimtare e Kosovës luftoi për çlirimin e vendit tonë, për mbrojtjen e pragut të shtëpisë, e jo në tokë të huaj, dhe si e tillë gëzoi mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare, që kulmoi me fushatën e bombardimeve të NATO-s”.

Qeveria konsideron se askush nuk mund të konsiderohet fajtor në këtë fazë.

“Qeveria e Republikës së Kosovës, konsideron se askush nuk mund të konsiderohet fajtor pa vendim përfundimtar të organeve kompetente të drejtësisë”.

Në fund të deklaratës, Qeveria ka thënë se administrata kosovare dhe qytetarët e Kosovës kanë qenë shembull për bashkëpunim me drejtësinë.

 

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale