/ATSH/.- Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, theksoi sot angazhimin për krijimin e sa më shumë lehtësirave në udhëtimin e biznesmenëve dhe qarkullimin ndërkombëtar të mallrave dhe kapitaleve kosovare.

"Gjatë një takimi me biznesmenë kosovarë në Shqipëri u tregova se do përpiqem të ndërtoj një partneritet të mirëfilltë me sipërmarrësit privatë, në mënyrë që misionet tona diplomatike të shndërrohen njëherazi në institucione të marketingut të ekonomisë kosovare dhe të produkteve Made in Kosova", tha ai përmes një postimi në rrjetin social "Facebook".

"Prej ambasadave tona do të ndërmerren veprimtari të shumëfishta në vendet pritëse për të përmirësuar imazhin dhe kredibilitetin jo vetëm për Kosovën si shtet, por dhe për produktet e eksporteve të Kosovës si dhe për Kosovën si destinacion investimesh dhe turistësh", tha ai