Kryeministri kosovar, Hashim Thaçi, shprehet sot se, 7 Shtatori, "Dita e Kushtetutës së Kaçanikut është datë e rëndësishme e vetëdijes shtetformuese të Kosovës".
"Bazuar në Deklaratën e Pavarësisë së 2 Korrikut 1990, 24 vjet më parë, më 7 Shtator në Kaçanik, u shpreh vullneti politik i popullit të Kosovës, me shpalljen e Kushtetutës së Republikës së Kosovës", kujton ai.
"Ky akt i guximshëm u mirëprit gjerësisht nga qytetarët e Kosovës, të cilët me mund dhe sakrifica të parreshtura arritën ta çlirojnë Kosovën, dhe ëndrrën e shumë brezave e bën realitet më 17 Shkurt 2008", shkruan Thaçi në Facebook.
Pavarësia e Kosovës e shpallur në 17 Shkurt 2008 është njohur deri sot nga 108 shtete anëtare të OKB-së./ATSH/