Thaçi: E kuptoj gjendjen e 
Haradinajt, luftuam për liri

Thaçi: E kuptoj gjendjen e <br />Haradinajt, luftuam për liri
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku po zhvillon një vizitë zyrtare, ka folur edhe për situatën e krijuar pas arrestimit të kreut të AAK, Ramush Haradinaj, në Francë, në bazë të urdhërarrestit të lëshuar nga Beogradi më 2004.

Ai tha se institucionet e Kosovës po bëjnë çmos që Haradiaj të kthehet në Kosovë.

Numri një i Kosovës theksoi se është krenar që ai dhe Haradinaj luftuan për liri. 

“Unë e kuptoj dhe ndjej gjendjen e zotit Haradianjt, këtë gjendje e ka përjetuar edhe më herë. Raste të tilla ka pasur edhe më herët, po ato janë plotësisht akuza të paqëndrueshme, të papranueshme dhe duhet të ndihemi krenar që kemi luftuar për liri”, u shpreh ai.

“Të gjitha institucionet e Kosovë janë të angazhuar që Haradiaj të kthehet në Kosovë”, tha Thaçi përmes telefonit, në një intervistë për televizionin publik të Kosovës.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Vendosi rekord të ri botëror dhe ‘tërboi’ fansat, festimi epik i Armand Duplantis me shokun e skuadrës

Paris 2024/ Vendosi rekord të ri botëror dhe ‘tërboi’ fansat, festimi epik i Armand Duplantis me shokun e skuadrës