Vreshtat në Rahovec, Kosovë
PRISHTINË, 23 Korrik /ATSH-B.Jashari/.-Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, tregon bukuritë përrallore të Kosovës dhe fton turistët ta vizitojnë atë gjatë pushimeve të verës.
"Vera sjell momentet e pushimit me familjarët dhe të dashurit tonë, por nuk kemi nevojë të shkojmë larg për të gjetur oaze të bukur të qetësisë dhe bukurisë natyrore", shprehet ai.
"Kosova ka shumë vende që meritojnë të vizitohen dhe ftoj sidomos diasporën t'i tregojë më të rinjëve dhe fëmijëve bukuritë përrallore të atdheut, nga malet e Rugovës e Brezovicës e deri tek vreshtat e Rahovecit", thekson Thaçi.
Në rrjetin social Facebook ai ka postuar edhe një fotografi të vreshtave të Rahovecit./k.s/