PRISHTINE, 12 Dhjetor /ATSH-Behlul Jashari/. - Ish-kryeministri Hashim Thaçi, i dorëzoi sot detyrën partnerit të koalicionit bashkëqeverisës, kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, pas zgjedhjes nga Kuvendi.
Dorëzimi i detyrës u bë pas pritjes me Gardën Ceremoniale para Kryeminsitrisë së Kosovës.
Edhe pse zgjedhjet parlamentare të 8 qershorit 2014 ishin të parakohëshme, kryeministri Hashim Thaçi përmbushë të plotë mandatin e dytë, që është katërvjeçar, pasi sot mbushen plot katër vjet nga zgjedhjet parlamentare të 12 dhjetorit 2010, të cilat ishin të jashtëzakonshme. Ndërkohë që qeveria e Republikës së Kosovës, nën drejtimin e kyeministrit të ri Isa Mustafa, zhvillon mbledhjen e parë sot pasdite në orën 15:00. /k.s/
/Shqiptarja.com