PRISHTINË- Sot zhvillohet ceremonia e pranim-dorëzimit të detyrës nga kryeministri në detyrë, Hashim Thaçi, tek kryeministri i sapozgjedhur i qeverisë së Republikës së Kosovës, Isa Mustafa.
Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, me 73 vota pro, 38 vota kundër dhe 1 abstenim, mori besimin e shumicës së deputetëve të Kuvendit të Kosovës, të martën, për ta udhëhequr qeverinë me mandat katërvjeçar.
Në qeverinë e Isa Mustafës, Hashim Thaçi do të jetë zëvendës i kryeministrit Mustafa dhe njëherësh edhe ministër në Ministrinë e Punëve të Jashtme.
Gjatë ditës, dorëzimin e detyrës do ta bëjë edhe Ministri i Bujqësisë, Blerand Stavileci, tek ministri i ri i Bujqësisë, Memli Krasniqi. Ministri i Zhvillimit Ekonomik Fadil Ismajli, do të bëjë dorëzimin e detyrës tek ministri i ri, Blerand Stavileci.
Po ashtu, do të mbahet edhe ceremonia e pranim - dorëzimit të pozitës së Ministrit të Financave nga ministri, Besim Beqaj, tek Ministri i ri Avdullah Hoti.
Edhe Ministria e Shëndetësisë do të mbajë ceremoninë e pranim dorëzimit të detyrës së ministrit Ferid Agani, tek ministri i ri, Imet Rrahmani. Pranim-dorëzimin e detyrës do ta bëjë edhe Ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli tek Valon Murati.
Sot janë paralajmëruar këto pranim-dorëzime të detyrave ndërmjet ministrave të ministrive përkatëse, ndërsa më poshtë eshte lista e plotë të ministrave të qeverisë së Kosovës.
Kabineti i ri qeveritar :
Qeveria e re e Kosoves:
Kryeministër: Isa Mustafa
Hashim Thaçi, zëvendëskryeministër dhe ministër i Jashtëm
Kujtim shala, zëvendësministër dhe ministër i Kulturës, Rinise dhe Sporteve
Branimir Stojanivç, zëvendëskryeministër
Mahri Jagxhillar, ministër i Administratës Publike
Lubomir Maric, ministër i Adminsitrimit te Pushtetit Lokal
Arsim Bajrami, ministër i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë
Valon Murati, ministër i Diasporës
Hajredin Kuçi, ministër i Drejtësisë
Abdullah Hoti, ministër i Financave
Blerand Stavileci, ministër i Zhvillimit Ekonomik
Bekim Çollaku, ministër i Integrimit Evropian
Haki Demolli, ministër i FSK-së
Aleksandër Jabllanoviç, ministër për Komunitete dhe Kthim
Ferid Agani, ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor
Arban Abrashi, ministër i Punës dhe Mirëqenies Social
Imet Rrahmani, ministër i Shëndetësisë
Lufti Zharku, ministër i Infrastrukturës
Hikmete Bajrami, ministre e Tregtisë dhe Industrisë
Skender Hyseni, ministër i Punëve të Brendshme
Memli Krasniqi, ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Edita Tahiri, ministre pa Portofol
Rasim Demiri, ministër pa Portofol
/ATSH/