Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur sot në një takim, në vazhdën e konsultimeve për agjendë shtetërore, presidentin Hashim Thaçi.
Takimi është bërë i ditur nga vet Haradinaj, përmes një postimi në rrjetet sociale. “Në vazhdën e konsultimeve për agjendën shtetërore, sot prita në takim Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, para udhëtimit të tij në ShBA”, shkruan Haradinaj.
Ajo që tërheq vëmendjen është mënyra e paraqitjes së Thaçit në këtë takim. Sikurse vihet re edhe në foton e mësipërme, ai i është drejtuar zyrës së kryeministrit kosovar me xhinse dhe një bluze të thjeshtë.
Ramush Haradinaj u shpreh pak ditë më parë në lidhje me marrëdhëniet e tij me presidentin kosovar se ka patur një përplasje të ashpër në shtëpinë e ministrit të Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli, e se për këtë arsye nuk është takuar më me të. Por mesa duket, tensionet midis dy figurave shtetërore janë ulur dhe këtë e konfirmon jo vetëm takimi i sotëm por edhe i mbrëmjes së djeshme, ku në tavolinë kanë qenë të pranishëm edhe liderë të tjerë kosovarë e kryeministri Edi Rama. (Lexo këtu)