Thaçi insiston: S'duhet të humbasim shansin për marrëveshje me Serbinë përmes korrigjimit të kufirit

Thaçi insiston: S'duhet të humbasim shansin për marrëveshje me Serbinë përmes korrigjimit të kufirit

Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiç

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se Kosova nuk duhet të humbasë mundësinë për “marrëveshje paqësore me Serbinë” përmes korigjimit të kufijve, në një opinion të publikuar sot në “Euractiv”. Në këtë opinion, Thaçi shkruan për rëndësinë, që sipas tij, ka për Kosovën arritja e një marrëveshje me Serbinë në mënyrë që të arrihen objektivat e kahmotshme të shtetit: "Anëtarësimi në OKB, në NATO dhe në Bashkimin Evropian". Mirëpo, për të arritur një marrëveshje, Thaçi konsideron se dy palët duhet të arrijnë një kompromis.

Marrëveshja mund të arrihet vetëm nëse palët arrijnë një kompromis. Ju mund të thoni sërish se Kosova tashmë i ka bërë të gjitha kompromiset më të dhimbshme të mundshme. Pajtohem sërish me juve. Por realiteti është më kokëfortë sesa argumentet tona. Njohja nga Serbia është pengesa kryesore në rrugëtimin tonë euro-atlantik. Dikush mund të thotë se Serbia duhet ta njohë Kosovën pa kushte dhe brenda kufijve të saj ekzistues. Edhe unë e dua të njëjtën gjë. Por a mendoni se ne mund ta bindim Serbinë për ta bërë një gjë të tillë brenda një kohe të shkurtë? Fatkeqësisht jo.

Hashim Thaçi, President i Kosovës 

Thaçi po ashtu potencon se as aleatët ndërkombëtar të Kosovës si SHBA-të, Gjermania, Britania e Madhe e Italia nuk kanë arritur ta bindin Serbinë për ta njohur Kosovën.

Duke u mbështetur në argumentet e larpërmendura, presidenti i Kosovës shpreh nevojën dhe urgjencën e arritjes së një marrëveshjeje paqësore me Sebrinë. Thotë se mundësia më e mirë për arritjen e një marrëveshjeje është korigjimi i kufijve, në një pako që do të përfshinte edhe bashkimin e Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës me Kosovën.

Thaçi thotë se korigjimi i kufijve “në mënyrë paqësore me Serbinë” është një mundësi për njohjen e ndërsjellë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që nuk duhet humbur.

Kam argumentuar se marrëveshja eventuale për korrigjimin paqësor të kufirit me Serbinë siguron njohjen e Kosovës nga Serbia, si dhe bashkimin e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës me vendin tonë. Kam pritur argumente racionale kundër, por gjithçka që kam dëgjuar deri më sot është vetëm zhurma dhe në rastet më të këqija, urrejtja. Kosova është vend shumë i vogël për të prodhuar kaq shumë urrejtje, që e ndan shoqërinë tonë.

Hashim Thaçi, president i Kosovës

Thaçi ka thënë se korrigjimi i kufijve midis Kosovës dhe Serbisë, do të bëhej vetëm “si dy shtete të pavarura, të cilat do ta njihnin njëra-tjetrin si shtete sovrane”, teksa ka saktësuar se korigjimi i kufijve parasheh “demarkimin e vijës kufitare prej 430 kilometrash”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë