PRISHTINË-Kryeministri Hashim Thaçi bën të ditur se "këtë javë do të jem në Bruksel në takim me Baroneshën Ashton për të diskutuar për zhvillimet e fundit politike dhe për të falënderuar Baroneshen per rolin e saj udheheqës për arritjen e Marrevëshjes historike të Brukselit".
"Rrugëtimi europian i Kosovës do të vazhdojë me përkushtim të plotë dhe e ardhmja e sigurtë e Kosovës në BE dhe NATO është synimi ynë", shkruan Thaçi në Facebook.
Kosova dhe Serbia, para dy vitesh, në 19 tetor 2012, nisën takimet në nivel të lartë të kryeministrave, në procesin e dialogut drejt normalizimit të marrëdhënieve, të kryesuar nga BE-ja e mbështetur nga SHBA. Në këtë proces në Bruksel, në 19 prill 2013 u nënshkrua Marrëveshja për Normalizimin e Marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e vlerësuar historike.
ATSH ka raportuar se Kosova dhe Serbia kanë zhvilluar 23 raunde takimesh në nivel kryeministrash në Bruksel, së fundi në 31 mars - të tretin në vitin 2014.
Kryeministrat Thaçi dhe Daçiç zhvilluan takimin e parë në 19 tetor të vitit 2012, gjatë të cilit kishte tre raunde. Në vitin 2013 kanë zhvilluar 17 raunde. Procesin, që nga fillimi, e ka ndërmjetësuar dhe udhëhequr Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme, Baronesha Catherine Ashton./ATSh/
/Shqiptarja.com