Thaçi: Korrigjimi i kufijve e shpëton Kosovën nga idetë e rrezikshme

 Thaçi: Korrigjimi i kufijve e shpëton Kosovën nga idetë e rrezikshme

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur sërish rreth idesë së propozuar prej tij për korrigjimin e mundshëm të kufijve të Kosovës. Teksa ka marrë pjesë në një aktivitet bashkëpunimi me Dhomën Ekonomike Gjermane “Java me bizneset e Diasporës shqiptare”, Kreu i qeverisë së Kosovës Thaçi i ka qëndruar deklaratave të tij duke thënë se ideja për Korrigjimin e kufinjve e shpëton Kosovën nga idetë e rrezikshme të skeptikëve, siç është ajo e ndarjes së kufijve. Sipas presidentit Thaçi dialogu mes Prishtinës dhe Kosovës duhet të vazhdojë dhe vendi është në një rrethanë të mundësive të mëdha që asnjëherë nuk e ka pasur.

“Kosova nuk guxon ta bojkotojë dialogun me Serbinë sepse nuk guxon të marrë përgjegjës para partnerëve për bllokadë. Ky korrigjim historik do të bëhet për të ardhmen e sigurt të kufijve. E di se ka pasur debate dhe sugjerime, ju falënderoj edhe për kritika ka qenë shumë të mirëseardhura. Sot ne kemi problem një Abetare me çu në Preshevë. Bashkimi do të bëhet gjithmonë duke ruajtur arritjen e një marrëveshje që do të bashkonte Luginën me Kosovën, gjithmonë duke ruajtur Ujmanin, Mitrovicën e Trepçën,”-ka thënë Thaçi . 

Për presidentin Thaçi ajo çfarë duhet të merret në konsideratë është se ai nuk do të lejojë as ndarje të Kosovës as shkëmbim territoresh as Asociacion dhe që sipas tij Serbia nuk i ka kërkuar ndonjeherë shkëmbim të mundshëm të territoreve.

“Dikujt i duket e pabesueshme por mund të ndodhe nëse jemi bashkë. Nuk ma ka propozuar Serbia korrigjimin, por Kosovën e shpëton nga idetë e rrezikshme dhe të padrejta nga Millosheviq e të gjithë ‘vic’ tjerë. Jemi në një pozicion të favorshëm por a mjafton kjo, ne duhet të lëvizim më shpejtë në anëtarësim në organizata ndërkombëtare dhe konsolidim duhet të marrim vendime të rënda të shpejtë e të mira për vendin, por duke mos mbetur peng i folklorizmave të së kaluarës,”- ka thënë presidenti i Kosovës Hashim Thaçi. 

Duke komentuar vizitën e tij të fundit në Liqenin e Ujmanit, në fund të muajit shtator të këtij viti Presidenti Thaci ka deklaruar se vizita e tij nuk ka qene rastesore pasi ai vend ka qenë, është dhe mbetet i përjetësisht i Kosovës.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë