PRISHTINË.- Kosova do të vazhdojë me përkushtim angazhimet e ndërmarra në konsolidimin e demokracisë, sigurimin e sundimit të ligjit, zhvillimin ekonomik si dhe vijimin e dialogut. Për këtë ka siguruar kryeministri Hashim Thaçi sot në takim me drejtorin e departamentit për Europë Kontinentale të Ministrisë së Jashtme të Francës, Eric Fournier.
"I shpreha mirënjohjen për mbështetjen e madhe që na jep Franca. Biseduam për procesin e integrimit euro-atlantik të Kosovës si dhe për avancimin e mëtejshem të marrëdhënieve dypalëshe", bëri të ditur kryeministri kosovar në Facebook. /ATSh/
/Shqiptarja.com